Formacioni i javës sipas “GOAL.com”

Sport

uefa 1
Me ndeshjet e së mërkurës, UEFA CHAMPIONS LEAGUE mbylli xhiron e parë të fazës së grupeve. Menjëherë, “GOAL.COM” ka shpallur edhe formacionin e lojtarëve më të dalluar gjatë 90 minutave startuese të kompeticionit më madhor të futbollit continental, që vjen i transmetuar ekskluzivisht në TRING SPORT HD.
Natyrisht, në portë nuk mund të mungonte 37-vjeçari Buffon, pas performancës epike që realizoi me Man.City. Mbrojtja me tre lojtarë, veç Godin të Atletikos, ka dy lojtarë të Romës, Manolas e Florenzi. Sidomos italiani, përveçse përballoi sulmet e Messi me shokë, ishte autor edhe i një prej golave më të bukur të Champions League.
Më pas mesfusha përbëhet nga Hulk i Zenitit, që ishte protagonist në fitoren në transfertë ndaj Valencias. Po ashtu në këtë repart figuron edhe Calhanoglu i Bajer Leverkusenit, autor i dy golave ndaj Bate Borisov. Thiago Alcantara i Bajernit dhe Di Maria i PSG plotësojnë dy vendet e tjera, në sajë të paraqitjes së mirë që bënë.
Ndërsa në sulm duken të padiskutueshme zgjedhjet e Cristiano Ronaldos, autor i një triplete, si dhe Abubakar të Portos dhe Mylerit të Bajernit, që realizuan respektivisht nga një dopietë.