Messi apo Ronaldo? Votojne ish-ët

Sport

Lionel-Messi-vs-Cristiano-Ronaldo-Wallpaper-9
Më i mirë Cristiano Ronaldo apo Lionnel Messi? Këtë dileme që ka përfshirë prej kohësh futbollin, është munduar ta zgjidhë “BT Sport”, që ka përzgjedhur 7 futbollistë dhe 2 opinionistë të kanalit, për t’iu përgjigjur pyetjes.
Portieri i City-t Joe Hart ka thënë se nuk e ka të lehtë të vendosë, por përfundimisht ka zgjedhur Leo Mesin si më të mirin.
Kurse Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester Junaited, i tërhequr vetëm pak kohë më parë nga futbolli, mendon se Ronaldo është më i mirë se Messi, pasi shënon lloje të ndryshëm golash.
Për ish-kapitenin e Liverpulit, Steven Gerrard, “për momentin është Messi lojtari më i madh në botë, pasi zotëron vizion e talent. Praktikisht është nga një tjetër planet”.
Oëen Hargrivs, mesfushori që ka pasur mundësinë të luajë përkrah Ronaldo, e ka dhënë votën e tij për portugezin, i cili sipas tij ka aftësi unike.
Edhe për mbrojtësin Brazilian David Luiz, më i fortë është Messi, megjithëse Ronaldo mbetet një futbollist i madh.
Ndërsa Michael Oëen, ish-sulmuesi i Anglisë, ka zgjedhur Ronaldon, duke thënë se ‘po të isha trajner do të merrja direkt në skuadër, pasi e ka treguar veten në çdo skuadër ku ka luajtur”.
Në fund, Mess ka fituar kështu mini-sondazhin me rezultatin 6:3 kundrejt portugezit. Gjithsesi, ylli Realit e mund për momentin atë të Barçës 5-1, me gola të shënuar.