Grezda ‘lë në baltë’ Shqipërinë, Bushi i bën reklamë në Skoci

Sport

grezda ib
Eros Grezda ka braktisur Kombëtaren shqiptare, vetëm disa orë përpara ndeshjes me Izraelin. Gjendja jo e mirë fizike e mesfushorit sulmues ka bërë që Panucci ta lërë të lirë lojtarin, për t’u kthyer në Skoci, aty ku po kryen praktikat për t’u pajisur me leje pune pas transferimit te Rejnxhërs. Fakti që nuk luan prej 5 muajsh ka bërë që Grezda të jetë jashtë forme, gjë që e ka shtyrë stafin kuqezi të mos mbështetet tek ai si për sfidën me Izreaelin, ashtu edhe për atë ndaj Skocisë.  Ndërkohë, për lojtarin anësor të kombëtares ka folur ish-sulmuesi i Kombëtares, aktualisht trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi. Në një intervistë për mediat skoceze, Bushi ka guxuar të pranpjë se Grezda meritonte një lëvizje edhe më të madhe se ajo që bëri.

bushi

“Kur shikonim se sa i talentuar është Grezda, të gjithë prisnim që ai të shkonte në një nivel më të lartë sesa Rejnxhërs. Duke ditur cilësitë e tij besoj se do të ketë një impakt të madh. Ai është një lojtar që shpejt mund të bëhet i klasit botëror, pasi të provojë veten te Rejnxhërsi”, është shprehur Bushi, sipas asaj që raportohet nga “Express.co.uk”. Ndër të tjera, Bushi ka thënë se “Grezda e meritonte një transferim më të madh dhe se ishte optimist që lojtari nga Gjakova do të bëjë mirë në Skoci. Ai ka theksuar se 23-vjecari është një lojtar i rëndësishëm edhe për Kombëtaren shqiptare, paraqtiejet e të cilës varen shpesh edhe nga ai. Grezda bëri një paraqitje tepër mbrëslënëse në Kroaci me Osijekun dhe vetëm pas një viti u shit për rreth 3 milionë euro te gjigantët e futbollit skocez. Përpara, ai ka luajtur me Lokomotivën e Zagrebit po në Kroaci, aty ku tërhoqi vëmendjen, aq sa u afrua edhe nga përfaqësuesja shqiptare.