Hysaj, çfarë figure të shëmtuar përballë Ronaldos!

Sport

hysaj cr7
Në humbjen e pësuar nga Napoli 1-3 përballë Juventusit në “Allianz Stadium”, një nga më të kritikuarit nga mediat italiane ishte Elseid Hysaj. Anësori shqiptar i mbrojtjes nuk ka mundur të bëjë dot agjë në duelin që pati me Cristiano Ronaldon, autor i dy asisteve. Mbi të gjitha, e ashpër me shkodranin është treguar “Gazzetta Dello Sport”, që ka shkruar teksualisht: “Në Torino, Hysaj nuk e pa kurrë topin përballë Cristiano Ronaldos. Vështirësitë ishin të dukshme. Megjithëse duke qendruar i tërhequr në mesfushë, mbrojtësi shqiptar nuk pati reaktivitetin për t’iu kundërvënë talentit të madh të portugezit”.

images

Një problematikë, për të cilën Ancelotti duhet të marrë masat, sidomos me sytë nga përballja e së mërkurës, kur e pret një duel me Liverpulin e Jurgen Klopp, i cili në krahun e Hysajt duket e vështirë që mund të heqë dorë nga një Mane’, i aftë për të shkaktuar rreziqe, aq sa Ronaldo. Fundjava jo e mirë e shqiptarëve në Itali u konfirmua edhe nga paraqitje zhgënjyese e portierit të Lacios, Thomas Strakosha, në derbin kundër Romës. Aq sa ka merituar një vlerësim të pamjaftueshëm nga ana e mediave, që e kanë konsideruar fajtor sidomos në rastin e golit të parë të shënuar nga Pelegrini, si dhe në goditjen e dënimit të ekzekutuar nga Kolarov.