“Jemi një hap larg fazës në grupe të ‘Champions League’-ës “; Flet Murad Musaev, trajneri i Krasnodar

Sport

“Jemi një hap larg fazës në grupe të ‘Champions League’-ës dhe ky besoj se është një motivim i mjaftueshëm për të bërë mirë. Gëzojmë një formë të mirë dhe fizikisht jemi gati për të tilla sfida të rëndësishme. Sot duhet të jemi të përqëndruar në fushën e lojës. Përpara kemi një kundërshtar që ka eleminuar disa emra të mëdhenj, prandaj nuk mendoj se ka për të qenë e lehtë. Përkundrazi, do të jetë një provë e fortë që do të tregojë nëse e meritojmë vendin tonë për në fazën e grupeve.”