Joachim Low e sheh Gjermaninë si kantier në ndërtim, pavarësisht fitores 2-1 ndaj Peursë

Sport

low
Joachim Low ka pranuar se Gjermania është ende një kantier në ndërtim, por nuk i kurseu fjalët e mira për ekipin e tij që siguroi një fitore me përmbysje 2-1 në miqësoren ndaj Perusë. Gjermania siguroi fitoren e saj të parë, që kur u eliminua në mënyrë të turpshme nga Botërori Rusisë në verën e këtij viti, që në fazën e grupeve. “Unë jam i kënaqur që e kemi fituar ndeshjen, – tha trajneri i Gjermanisë, – Ekipi donte ta fitonte takimin dhe luftoi deri në fund për këtë. Ne kemi humbur shumë shanse në pjesën e parë, dhe ky është një problem që duhet zgjidhur. Zëvendësimet ndikuan në ritmin e lojës. Bëmë mirë por kemi ende shumë punë për të bërë.

joachim
Mbrojtësi i krahut të majtë, Nico Schulz ishte padyshim njeriu i ndeshjes në sfidën ndaj Perusë. Lojtari 25-vjeçar i skuadrës së Hoffenheim ishte protagonist me golin e fitores në ndeshjen e tij debutuese me kombëtaren. Trajneri Low foli me elozhe për Schulz, që duket se e ka kaluar provën e tij tek ‘panzerat’. “Jam i lumtur për të, sepse ai bëri një përshtypje të mirë edhe në shtërvitje. Zhvilloi një lojë shumë të përkushtuar. Fizikisht është shumë i mirë dhe i shpejtë”.