Jose Mourinho rreshton formacionin e ëndrrave me skuadrat e drejtuara, këta janë 11 lojtarët

Sport

Ndërkohë që futbolli i luajtur është pezulluar për shkak të Coronavirus, tashmë edhe trajnerët kanë pak më tepër “pushim” për të diskutuar rreth të shkuarës. Një prej tyre është Jose Mourinho, me portugezin që ka zbuluar edhe formacionin më të mirë me lojtarët që ka drejtuar gjatë karrierës së tij. “Special One”, ka arritur të fitojë Champions League-n me Porton, mirëpo asnjë prej lojtarëve të atij viti nuk bën pjesë në rreshtim. Nga Interi, është vetëm Javier Zanetti, kurse nga Real Marid vetëm Ozil dhe Cristiano Ronaldo, duke lënë jashtë emra si Xabi Alonso, Marcelo, Ramos, Kaka apo edhe Casillas. Nga Manchester United, nuk është asnjë lojtar, po ashtu edhe nga Tottenham, ku Jose drejton aktualisht. Duket se tekniku ka tepër nostalgji për vitet që ka kaluar tek Chelsea. Kjo pasi, lojtarët e londinezëve kanë “eklipsuar” të gjithë formacionin e tij, duke nisur nga porta, e deri në fazën e sulmit, me emra mjaft të njohur si Cech, Terry, Lampard, Drogba, Hazard, apo Makelele. Ky është formacioni më i mirë i trajnerit Jose Mourinho me lojtarët që ka drejtuar gjatë karrierës së tij:

Petr Cech, Javier Zanetti, John Terry, Ricardo Carvalho, Ëilliam Gallas, Claude Makelele, Frank Lampard, Mesut Ozil, Eden Hazard, Didier Drogba, Cristiano Ronaldo.