Juventus, Del Piero beson se ky është viti i bardhezinjve

Sport

delpioo.jpg

Tek Juventus besojnë shumë se ky është viti i duhur. Përmbysja kundër Atletico Madrid ka shtuar besimin tek drejtuesit dhe tifozët e skuadrës bardhezi se ky është sezoni i duhur për të arritur tek trofeu i Champions League dhe kështu mendon edhe legjenda e këtij klubi, Alex Del Piero. Ish-numri 10 i skuadrës torineze thotë se për momentin çdo gjë po shkon sipas planit të drejtuesve dhe trajnerit, prandaj jo më kot janë rritur shpresat për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
“Kanë shkuar në finale dy herë në katër sezonet e fundit dhe kanë fituar shtatë kampionate radhazi. Ky ekip po shkruan historinë. Cristiano Ronaldo është një kampion që di si ta fitojë Champions-in. Është i përqendruar te ky objektiv, Juventus e ka marrë për këtë arsye dhe plani po funksionon deri tani”.
Gjithësesi Del Piero kërkon që ish-skuadra e tij t’i marrë gjërat hap pas hapi dhe të mos nënvlerësojë kundërshtarët që do hasi në rrugëtimin drejt trofeve. Ndërsa një koment shkoi edhe për transferimin në Itali të Ronaldos. Del Piero u shpreh se edhe ai si shumë te tjerë, nuk e priste që një operacion i tillë të realizohej, por fakti që vetë Ronaldo zgjodhi Juventusin përpara alternativave të tjera, për klubin do të thotë shumë.