“Kjo do të jetë hera e tretë që përballemi me Bayern që nga 2016-a.”; Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid

Sport

“Jemi përpjekur të përmirësohemi, të kemi vazhdimësi në paraqitjet që bëjmë dhe të tregohemi solidë në fushën e lojës. Kjo do të jetë hera e tretë që përballemi me Bayern që nga 2016-a. Mendoj se është diçka e mirë që përballemi tani me një nga skuadrat më të mira në botë. Nëse duam që të marrim një rezultat pozitiv, duhet të punojmë me kujdes nga ana taktike, si dhe t’i japim lojës drejtimin dhe ritmin që ne duam. Mendoj se ka për të qenë një sfidë e vështirë, por në takime të tilla, është më e lehtë të motivohesh për të dhënë më të mirën. Secila skuadër do të ketë shanset e saj, por varet se kush do t’i shfrytëzojë më mirë.”