Kush iu pëlqen nga vëllezërit Xhaka? Babai i tyre tregon pikën e dobët!

Sport

xhakat
Në stadiumin e Elbasanit, Shqipëria luajti në Ligën e Kombeve kundër Izrealit mbrëmjen e djeshme. Futbollisti Taulant Xhaka kishte një person të veçantë që e ndoqi nga tribuna dhe ishte pikërisht i ati i tij, Ragip Xhaka. “Shqipëria është shumë e fortë dhe ka lojtarë të mirë në Kombëtaren tonë. Këta djem do të kenë sukses me trajnerin Panuçi.” – tregoi Ragip Xhaka. Mirëpo i pyetur se cilin nga djemtë ka pikë të dobët, Taulantin apo Granitin, ai nuk nguron të japë një përgjigje.

ragipi

“ I kam të dy bijtë e mi. Pikë të dobët kam të voglin, Granitin, por edhe Taulantin… Nuk i ndaj dot.” –përfundoi i ati i futbollistëve. Granit Xhaka është 26 vjeç dhe luan si mesfushor për klubin anglez Arsenal në Premier League dhe për Kombëtaren Zviceriane.Ndërsa Taulant Xhaka, 27 vjeç, është futbollist i Kombëtares Shqiptare si dhe luan me klubin zvicerin Basel në Superligën Zviceriane.