LAZIO – BAYERN, TS1 HD, 21:00

Sport

Madje, është krejtësisht e kundërta. Respekti është elementi që na karakterizon, sepse përballë do të kemi një skuadër si PSG, një pretendente serioze për të fituar titullin e Champions League. Të shohim nëse do të jemi në gjendje të dhurojmë një surprizë në një përballje si kjo.”

 

Robin Le Normand, mbrojtësi I Real Sociedad:

“Këtë vit, përveç kualitetit të Kylian Mbappe, Parisi është kthyer në një skuadër më kolektive, me ide më të përparuara rreth futbollit. Për të mos folur pastaj për një element tjetër sikurse është Ousmane Dembele, I cili është një nga më të mirët në botë në duelet një për një. Kolo Muani nuk duhet harruar gjithashtu, I cili është mjaft I saktë përpara portës. Në radhët e tyre është gjithashtu edhe Asensio, I cili mund të jetë ngjitet në nivelin e të tjerëve. Po, është e vërtetë. Po pres me padurim të luaj kundër Kylian Mbappe, I cili është një nga më të mirët në botë.

Me pak fjalë, përpara na pret një ndeshje e madhe, ndaj një skuadre të kompletuar. Megjithatë, nuk duhet të kemi frikë. Thjesht duhet të tregojmë respect maksimal për kundërshtarin dhe të japim më të mirën tonë në fushën e lojës. Në fazën e grupeve, ne kemi treguar se mund të luajmë edhe ndaj ekipeve të nivelit të lartë, sikurse Inter, apo Benfica. Po ashtu, kemi zhvilluar performanca të mira edhe kundër ekipeve të mëdha spanjolle, sikurse janë Real Madrid, Barcelona, apo edhe Atletico. Kjo do të thotë se ne mund të konkurojmë ndaj çdokujt. Nëse zhvillojmë lojën tonë, atëherë patjetër që do të kemi mundësi në një përballje si kjo.”