Lexoni deklaratën e Pedro Martins për ndeshjen Bayern-Olympiacos

Sport

Pedro Martins, trajneri i Olympiacos:

“Pavarësisht se kush është kundërshtari ynë, në shtëpinë tonë do të kërkojmë fitoren. Do të përpiqemi ta ndërtojmë me kujdes lojën tonë dhe na nevojiten golat. Nuk do të jemi aspak të kënaqur me barazimin. Kjo mund të jetë një ndeshje deçizive për ne dhe në krahasim me herën e fundit, do të kemi disa ndryshime në formacion. Si të gjitha skuadrat e tjera, edhe Bayern Munich ka pikat e saj të dobëta. Bayern është një ekip që ushtron presing të lartë dhe janë shumë të aftë në fazën sulmuese. Për këtë, na duhet të jemi të përqëndruar në lojën tonë në prapavijë. Nëse do të luajmë mirë në mbrojtje, atëherë do të kemi mundësinë të shfrytëzojmë rastet tona në sulm. E kemi parë atë që bënë kundër Tottenham, por në këtë stadium të gjithë e kanë të vështirë. Fakti që luajmë përballë publikut tonë është një aryse më shumë për të dhënë më të mirën tonë në këtë sfidë.”