Deklarata e Niko Kovac për duelin e sotëm…

Sport

Niko Kovac, trajneri i Bayern:

“Skuadra ime kërkon të fitojë çdo ndeshje. Jemi të vetëdijshëm se luajmë një ndeshje të rëndësishme, përballë një kundërshtari mjaft të fortë që do të ketë një avantazh të madh, duke qenë se kanë mbështetjen e zjarrtë të tifozëve të tyre. Do ta trajtojmë me kujdes këtë sfidë. Nuk e nënvlerësojmë aspak kundërshtarin. Kemi punuar me detaje sa i përket fazës së mbrojtjes pasi Olympiacos ka një kundërsulm të shpejtë dhe shumë efektiv. Kjo është një pikë ku na duhet të tregojmë kujdes të veçantë.

“Lojtarët e mi nuk mendojnë më për ndeshjen me Tottenham. Tani kemi një sfidë të rë përpara, krejt ndryshe nga e kaluara. Na duhet të luajmë me zgjuarsi. Nuk duhet të shpërdorojmë kohën dhe as kontrollin e topit. Kemi patur disa probleme në këtë këto dy pika në kampionat herën e fundit, por mendoj se çdo gjë do të jetë në rregull në takimin e sotëm.”