Kampionët e Turqisë i tremben “zgjimit” të Realit, Fatih Terim lavdëron Zidane

Sport

Fatih Terim, trajneri i Galatasaray: “Gjëja e parë që duhet të bëjmë, është të mos e lejojmë lojtarët e Realit të luajnë lirisht në mënyrën e tyre. Duhet të luftojmë gjithmonë për topin dhe do të jetë e rëndësishme se si do t’i kemi përgatitur tranzicionet mes fazave të lojës. Të gjithë e kuptojmë se për të marrë rezultatin që duam në këtë ndeshje, na duhet të jemi në formën tonë më të mirë, individualisht, por edhe si skuadër. Çdo skuadër ka ulje-ngritjet e veta, edhe ekipet e mëdha si Real Madrid. Zidane ka njohuri të mjaftueshme dhe eksperiencën e duhur për të bërë skuadrën e tij të kalojë këtë situatë të vështirë. Por ju siguroj se në momentin që Reali do të kthehet të fitojë vazhdimisht, atëherë do të jetë e vështirë që ata të ndalen më. Sa i përket ndeshjes së sotme, të dyja ekipeve u nevojitet fitorja. Ne jemi përgatitur mirë, fizikisht dhe psikologjikisht. Kemi një shans të mirë që e luajmë këtë ndeshje delikate në fushën tonë, prandaj duhet të japim maksimumin.”