Liverpool nuk e ka mbyllur ende merkaton, synon lojtarin e Fiorentinës

Sport

Me merkaton e verës që po shkon drejt fundit, Liverpool synon transferimin e lojtarit të Fiorentinës, Sofian Amrabat. Marokeni, që ka edhe një vit kontratë të vlefshme me Fiorentinën, duket më pranë largimit, sesa qëndrimit në “Artemio Franchi” dhe mundësitë janë reale që lojtari të transferohet në Premier League. Për një kohë të konsiderueshme, mesfushori kërkohej nga Manchester United, por mesa duket, duket, djajtë e kuq kanë hequr dorë, pasi e mendojnë të kompletuar skuadrën e tyre.

Kësisoj, pas gjurmëve të Amrabat, tashmë është vënë Liverpool. Në pamundësi për të arritur tek Moses Caicedo dhe Romeo Lavia, të cilët shkuan drejt Chelsea, 6 herë kampionët e Europës e kanë parë të arsyeshme të ndryshojnë objektiv, sepse vendet e lënë bosh nga Fabinho dhe Henderson duhen plotësuar.

Nga ana tjetër, për ta lënë të lirë lojtarin, Fiorentina kërkon deri në 30 milionë euro. Një shifër e tillë, duket e përballueshme për Liverpool, e mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e klubit nga Merseyside në lidhje me këtë lojtar.

Mirëpo, edhe nëse Amrabat transferohet përfundimisht, 6 herë kampionët e Europës nuk duan ta mbyllin merkaton me kaq. Sipas mediave të huaja, Liverpool ka arritur marrëveshjen me një tjetër mesfushor dhe fjala është për Ëataru Endo, i cili luan në Gjermani me skuadrën e Stuttgart. Dakodrësia mes palëve është në fazën e fundit dhe shumë shpejt, japonezi do të bëhet pjesë e organikës së Jurgen Klopp. Shifra e transferimit të lojtarit në “Anfield” do të kryhet për shumën e 20 milionë eurove.