“Lokomotiva di se si të luajë futboll, sidomos në tranzicion, kur del në sulm.”; Hansi Flick, trajneri i Bayern

Sport

“Luajmë ndaj një kundërshtari që i qëndron sistemit të vet të lojës dhe kjo mund të na komplikojë gjërat. Lokomotiva di se si të luajë futboll, sidomos në tranzicion, kur del në sulm. Ata kombinohen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe i njohin lëvizjet e shokëve të skuadrës. Duhet të sigurohemi që nuk do të lëmë hapësira në prapavijë. Sa i përket mbrojtjes sonë, i kemi analizuar me kujdes paraqitjet e fundit dhe e dimë se çfarë duhet të përmirësojmë. Është e rëndësishme të shoh lojtarët e mi të përpiqen vazhdimisht në stërvitje për t’u përmirësuar akoma më shumë. E kam thënë që nuk mund të jesh pronar i suksesit, por vetëm e merr me qera atë. Për ta mbajtur, duhet që çdo ditë të paguash dhe kjo bëhet vetëm me përgatitjen e duhur.”