Majlinda Kelmendi na bën sërish krenarë: Medalja e arit në Izrael!

Sport

majlinda
Xhudistja Kosovare, Majlinda Kelmendi ka triumfuar sërish duke fituar medalje ari në kategorinë 52 kilogramë. Këtë herë ajo u bë pjesë e turneut ‘Grand Prix’ që u zhvillua në Tel Aviv, Izrael. Në garën finale, Kelmendi mposhti izraeliten Gili Cohen brenda minutazhit prej 35 sekondash.Më herët ajo u ndesh me përfaqësuesen e Gjeorgjisë, Tetiana Levitska Shuvkani dhe në çerekfinale me zvicerane Fabien Koher. Pjesë e këtij turneu është edhe një tjetër xhudistë kosovare. Ajo quhet Loriana Kuka dhe do të garojë ditën e sotme në kategorinë 78 kilogramë.

Screenshot 1 9 600x432