Manchester United fiton titullin e parë në epokën e Erik ten Hag

Sport

Manchester United ka fituar trofeun e parë në epokën e Erik ten Hag. Në finalen e Carabao Cup, Djajtë e Kuq mposhtën skuadrën e Neëcastle me rezultatin 2-0. Sfida e luajtur në Ëembley u vendos që në pjesën e parë, aty ku u zhvilluan edhe ngjarjet më të rëndësishme të finales.

Si fillim ishte Casemiro në minutën e 33 ai që kaloi në epërsi të kuqtë e Manchesterit. Që prej transferimit të tij në verën e 2022-shit në radhët e United, Casemiro është kthyer menjëherë në një prej lojtarëve më të rëndësishëm në formacionin e Ten Hag.

Në 12 ndeshjet e tij të fundit, mesfushori ka shënuar 4 gola, 1 më tepër sesa ia kishte dalë të shënonte në 89 takimet e tij të mëparshme.

Më tej, rezultati u dyfishua në minutën e 39-të, teksa gjuajtja e Marcus Rashford, ndihmuar edhe nga devijimi I Sven Botman, u ndal në rrjetë.

Ky ishte trofeu I parë I Manchester United që nga viti 2017-të. Ekzaktësisht 5 fite e 278 ditë më parë. Për herë të fundit kur djajtë kishin pritur kaq shumë për të fituar një titull, I përket vitit të lafgët 1983.

Megjithatë, Erik Ten Hag nuk kërkon të ndalet me kaq, por kërkon titullin e radhës. Pasi e ka siguruar një medalje kampioni, skuadra e teknikut hollandeze, është e vetmja në Angli që mbetet në garë në të gjitha kompeticionet e tjera, si në Premier League, FA Cup dhe Europa League.