Matthijs de Ligt (mbrojtës i Bayern):

Sport

“Manchester City ka një skuadër shumë të fortë. Për këtë jemi të gjithë të vetëdijshëm. Prandaj na duhet të jemi të gjithë bashkë të përqendruar plotësisht dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në fushën e lojës. Natyrisht që do të jetë një përballje e vështirë, sic kanë qenë gjithmonë për këdo që është ndeshur me Sitin. Padyshim që do të jetë e rëndësishme që mbrojtja jonë të jetë e organizuar mirë. Haaland është lojtar fantastik, por mendoj se do të jetë e vështirë për të, nëse nuk shërbehet në mënyrën e duhur nga shokët e tij të skuadrës. Pikërisht këtë duhet të përpiqemi të bëjmë, të mos i lejojë të marrë pasimet e duhura nga ana e mesfushorëve, apo lojtarëve të krahut. Sidoqoftë, vetëm përmes një paraqitjeje si skuadër, besoj se do të mund të sigurojmë një rezultat pozitiv në fushën e Sitit, në mënyrë  që të kemi më pas gjërat më në kontroll për ndeshjen e kthimit, që do ta luajmë në përpara tifozëve tanë të mrekullueshëm”.