Monaco – Juventus, cila triumfon? Lexoni deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

Monaco Juventus

Leonardo Jardim, trajner i Monacos: Juventusi ka një mentalitet fitues. Janë shumë mirë të organizuar dhe në mbrojtje tejet fizik. Në sulm janë të fortë. Atyre u duhen vetëm dy-tre raste për të shënuar. Ndërkohë janë të mirë edhe në goditjet standarte. Eshtë e vështirë të mbrohesh prej tyre. I shënuam tre gola Dortmundit, tre City-it dhe disa Tottenhamit. Juventus është krejt tjetër rival krahasuar me to. Këto skuadra janë më shumë sulmuese dhe më pak difensive. Duhet të kemi kujdes fazat tranzitore të lojës dhe ndër të tjera duhet ta luajmë shpejt topin kur të sulmojmë.

Jemmerson, qendërmbrojtës i Monacos: Që prej nisjes së këtij edicioni të Champions League-ës, kemi shënuar plot gola. Ndaj Juventusit na duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Gjithmonë është pozitive kur përballesh me lojtarë të mëdhej. Të gjithë duan të luajnë në ndeshje të këtilla. Të jem në gjysmë-finale është një arritje e madhe për mua.

Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit: Shpresoj që të bëhemi skuadra e parë që e mund Monacon në këtë stadium për këtë kompeticion. Ata luajnë një futboll shumë të drejtëpërdrejtë dhe janë krejt tjetër skuadër krahasuar me dy vite më parë, kur i ndeshëm për herë të fundit. Në vitin 2015-të, Monaco ishte e fortë në mbrojtje, ndërsa tani janë të fortë në sulm. Ata shënjonë plot gola, sidomos në fund të ndeshjeve. Duke parë këto cilësi, përballë tyre do na duhen dy performanca të mëdha.

Buffon, portier i Juventusit: Monaco pëlqen shumë të sulmojë. Kanë lojtarë të shkëlqyer dhe kanë shënuar një ortek me gola, jo vetëm me Kylian Mbappen. Ata kanë Falcaon dhe të tjerë lojtarë që shënojnë gjithashtu. Kam shumë respekt për Monacon. Cfardo gjëje të ndodhë në këtë ndeshje, them se përballja s’do të vendoset këtu, pasi Monaco është një skuadër e paparashikueshme dhe mund të ndodhë gjithcka në ndeshjen e kthimit.