NBA/ Boston shkon në 9 fitore radhazi, ecuri negative për Bulls

Sport

Boston Celtics po regjistron një ecuri të përkryer në NBA. Numri i fitoreve tashmë ka shkuar në 9 radhazi, duke bërë që kjo skuadër të renditet në vendin e parë të tabelës së klasifikimit në Konferencën e Lindjes. Suksesi i fundit u arrit ndaj Neë Orleans Pelicans me rezultatin 117-109-të. Boston qëndroi në epërsi në 2 perioda, por sidomos në të parën, i dhanë një goditje psikologjike kundërshtarit, duke kryesuar 40-25, ndërsa kur kishte arritur gjysma e ndeshjes, Celtics ishin 10 pikë përpara.

Jaylen Broën dhe Derrick Ëhite, njëri me 27 pikë, 10 rebound dhe 7 asist, e tjetri me 26 pikë, 3 rebound dhe 1 asisit ishin basketbollistët që bënë diferencën në parket për të besuarit e Joe Mazzulla, të cilët tashmë kryesojnë të vetëm, ndjekur nga Milëaukee Bucks të vendit të dytë. Këta të fundit, nuk po kalojnë një ecuri të mirë për momentin. Pas 9 fitore të njëpasnjëshme që nga nisja e sezonit, tashmë kanë ardhur 4 humbje në 6 ndeshjet e fundit. E radhës është ajo ndaj Philadelphia 76-era, 110-102.

Giannis Antetokuonpo me shokë, shënoi 25 pikë, të kombinuar me 14 rebound dhe 4 asist. Megjithatë, kjo nuk ishte mjaftueshëm për të ndalur Joel Embiid me shokë. Embiid u shpall shënuesi më i imirë i ndeshjes me 32 pikë, 11 rebound dhe 8 asist. Në këtë mënyrë, Bucks do përpiqen të rikthehen në rrugën e fitoreve në takimin e radhës, teksa presin në shtëpi skuadrën e Portland Trail Blazers.

Teksa mbetemi në Konferencën e Lindjes, një fitore mjaft të bukur ka siguruar edhe Atlanta Haëks, që triumfoi 124-122 ndaj Toronto Raptors vetëm në shtesë. Pasi koha e rregullt u mbyll 111-111, atëherë, Haëks fituan 13-11 në shtesë, ndihmuar nga një Trae Young që shënoi 33 pikë, duke u kthyer edhe një herë tjetër në një element me peshë në skuadrën e tij. Si pasojë, Atlanta renditet në vendin e 4 me 10 fitore dhe 6 humbje në 16 ndeshje.

Ndërkohë, Brooklyn Nets i vendit të 9-të, ka nisur serinë e rezultateve pozitive. Triumfi 127-115 ndaj Memphis Grizzlies ishte i dyti radhazi për të besuarit e Jacque Vaughn. (Von). Kevin Durant dhe Ben Simmons shënuan nga 26 dhe 22 pikë, për Nets, që e përmbysën rezultatin vetëm në gjysmën e dytë të ndeshjes.

Më tej, Chicago Bulls vazhdon të zhytet në kryzë. Në 16 ndeshjet e deritanishme, regjistrohen vetëm 6 fitore dhe 10 humbje, 4 prej të cillave kanë ardhur radhazi në ndeshjet e fundit. Si pasojë, Bulls klasifikohet në vendin e 12-të të Konferencës së Lindjes.