NBA/ Bucks vazhdon ecurinë perfekte, Brooklyn ka nisur ngjitjen

Sport

Milwaukee Bucks vazhdon të ruajë një ecuri perfekte këtë fillim sezoni në NBA. Në 9 ndeshjet e para të Konferencës së Lindjes, Bucks kanë mundur të regjistrojnë po kaq fitore. Në përballjen e fundit ndaj Oklahama City Thunder, ndonëse pa Giannis Antetokounmpo, Milëaukee ,sërish ia dolën të triumfonin me rezultatin 108-94.

Të  zotët e shtëpisë, arritën ta krijonin diferencën në periodën e dytë të takimit me rezultatin 33-19. Në këtë period, spikati Grayson Allen, I cili shënoi gati gjysmën e këtyre pikëve, plot 16-të.

Në këtë mënyrë, të besuarit e Mike Budelholzer kryesojnë të vetëm në Lindje, ndjekur nga Cleveland Cavaliers që në 9 takime, regjistron 8 fitore radhazi dhe vetëm 1 humbje të pësuar në nisje të sezonit.

Suksesi I fundit I Cavaliers erdhi ndaj Los Angeles Lakers në transfertë 114-100, ku spikati Donovan Mitchell, I cili ishte basketbollisti me më tepër pikë të realizuara në parket, plot 33, përfshirë këtu 5 rebound dhe 2 asist.

Brooklyn Nets ka nisur ngjitjen, teksa për momentin ndodhet neë vendin e 10-të. 3 fitore në 4 ndeshjet e fundit, janë rezultate që japin shpresë. Suksesi I fundit u arrit jashtë shtëpie ndaj Charlotte Hornets, 98-94. Kevin Durant udhëhoqi të tijtë, me 27 pikë, 8 topa në tabelë dhe 2 asist.

Më tej, pavarësisht përpjekjeve, nuk po del dot nga rezultatet negavite skuadra e Miami Heat e vendit të 11-të, që pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, ka pësuar një tjetër humbje. Këtë herë ndodhi ndaj Indiana Pacers, 101-99, ku gjithçka u vendos me një diferencë prej vetëm 2 pikësh.

Një situatë të rënduar po kalon edhe Charlotte Hornets që vjen nga 4 humbje radhazi, duke u klasifkuar në vendin e 13-të, e duke lënë pas vetes vetëm 2 skuadra, sikurse janë Orlando Magiç dhe Detroit Peistons.