NBA, Curry dëmtohet; Green i tensionuar, Warriors humbasin ndaj Pacers

Sport

Golden State Warriors kanë arritur të marrin disa rezultate mjaft të mira, duke lënë pas nisjen e dobët të sezonit. Gjithësesi, skuadra nga San Francisco mbetet e varur nga performancat e Steph Curry. Në ndeshjen e fundit ndaj Indiana Pacers, u duk se dolën në pah edhe disa probleme të tjera për trajnerit Steve Kerr, duke nisur nga dëmtimi i liderit të skuadrës. Curry po bënte një ndeshje të madhe në parketin e Pacers, me 38 pikë, 7 ribaunde e po aq asiste në 29 minuta. Por në fundin e periodës së tretë, Curry pësoi një dëmtim në shpatull, në përpjekje për të rikuperuar topin. Lideri i Warriors braktisi menjëherë parketin dhe nga raportimet paraprake, thuhet se dëmtimi mund të ketë ardhur për shkak të mbingarkesës së muskujve. Curry nuk mendohet të qëndrojë për një kohë të gjatë larg parketin, por sipas raportimeve, dëmtimi i marrë në sfidën ndaj Pacers mund të përsëritet në të ardhmen përgjatë këtij sezoni. Për këtë arsye, Warriors do të kryejnë analiza të detajuara çdo ditë, duke menduar edhe për pushimin e yllit kryesor të skuadrës. Në takimin e humbur 125-119 me Indiana-n, veç dëmtimit të Curry-t, shqetëson edhe tensioni i shfaqur nga ana e Draymond Green. Në një ndeshje ku po ashtu mungonin Klay Thompson e Andrew Wiggins, Green duhet të merrte kontrollin e situatës në dorë. Por nervat e tradhëtuan sërish, duke u ndëshkuar me 2 faulla teknikë. Green njihet për sjellje të tilla, mirëpo kjo gjë ka filluar të bëhet e shpeshtë dhe trajneri Steve Kerr e pranoi se është diçka që duhët korrigjuar nga ana e një veterani.