Shumë mungesa për PSG-ën që pret Arsenalin në shtëpi

Sport

2700292

Paris San Zhermen e nis fazën e grupeve me një superpërballje. Arsenali zbarkon plot ambicie, mbështetur tek 7 fitoret e arritura në 7 transfertat e fundit në tokë franceze. Sonte në Park De Prinsëështë nata e premireës së trajnerit Unai Emeri në arenën kontinentale, ndeshja numër 1001 e skuadrës në këtë impiant. Ka kaluar më tepër se një dekadë nga përballja fundit dhe e vetme mes dy klubeve. Arsenali e eliminoi skuadrën pariziene në gjysmëfinalen e Kupës së Kupave 1993-94. Vendasit besojnë tek fitorja, pavarësisht faktit se skuadra ka marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjete fundit në kampionat. Kampionët e Francës vijnë pas barazimit 1-1 përballë Sent-Etiene, ndërkohë që më parë u ndëshkuan keqazi, 3-1 nga Monako. Përshtatja me realitetin e ri, skemat e trajnerit dhe largimin e Ibrahimovic nuk ka rezultuar dicka e thjeshtëpër ekipin që ka dominuar futbollin francez nëkatër vitet e fundit.Mungesa e vetme e konfirmuar për vendasit është Kurzaua, por lojtarët në dyshim janë plot katër. “Pres një ndeshje të fortë dhe skuadra do të japë maksimumin – ka deklaruar Unai Emeri, sipas të cilit lojtarët do të shfaqin nivelin e duhur ndaj rivalit të kalibrit të lartë. Arsenali në krahun tjetër vjen pas dy fitoreve radhazi në Premier Ligë, e fundit ajo 2-1 ndaj Sauthempton, ku tre pikët u morrën in ekstremis. Arsenë Venger beson se duke bllokuar Verratin dhe Tiago Motën në mesfushë, do të ndalin ofensivën Pariziene dhe do të kenë shanse maksimale. Topcinjtë nuk do të kenë në dispozicion gabriel, Mertesaker, Uellbek, Debushi e Xhenkison.