NBA, Golden State dhe Philadelphia kualifikohen më tej, fitore e rëndësishme edhe për Boston!

Sport

state11324

Golden State Warriors dhe Philadelphia 76ers janë skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e NBA për këtë sezon. Kampionët në fuqi të Warriors fituan ndeshjen e 5 ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 99-91 dhe kalojnë më tej me serinë e ndeshjeve që shënon 4-1 në favor të tyre.  Me të njëjtin rezultat ka fituar serinë përballë Miami Heat skuadra e Philadelphias, që falë dyshes Joel Embiid dhe Ben Simmons, fituan 104-91 ndaj Miami.

state

Golden State do të përballet në fazën tjetër me një kundërshtar të fortë si New Orleans Pelicans, që e patën siguruar kualifikimin për në çerekfinale më herët. Kurse Philadelphia do të përballet me fituesin e çiftit Milwaukee Bucks-Boston Celtics, me këta të fundit në avantazh 3-2 sa i përket serisë, pasi fituan ndeshjen e radhës me rezultatin 92-87.