NBA, Marcus Smart i befasuar nga qëndrimi i Boston Celtics

Sport

marcus nba
Marcus Smart vazhdon të jetë një lojtar i lirë në NBA. Smart ishte një nga lojtarët kryesorë që çuan Boston Celtics në finalen e “Konferencës së Lindjes” duke bërë që mos të ndihej shumë mungesa e yllit të skuadrës, Kyrie Irving, i cili asakohe ishte i dëmtuar. 24-vjeçari, i njohur për aftësitë mbrojtëse, por edhe goditjet e sakta, është një tifoz i Celtics dhe angazhimi me skuadrën nga Masaçusets ka qenë padyshim një realizim i ëndrrës së tij më të madhe. Megjithatë nga data 1 Korrik ai është një lojtar i lirë pasi kontrata me Boston skadoi. Smart ka qenë i hapur për të biseduar rinovimin me drejtuesit e skuadrës, por kur kanë kaluar thuajse 1 javë nga hapja e merkatos, ai ende nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Celtics.

marcus
Të paktën këtë konfirmon agjenti i tij, që thotë se Smart është befasuar nga kjo gjë dhe madje është ndjerë keq, pasi i kishte premtuar besnikërinë Celtics, të cilët për momentin po ngurojnë t’i ofrojnë një kontratë të përmirësuar 24-vjeçarit. Shumë media amerikane zbulojnë se aspekti financiar është ai që ka sjellë këtë ngërç mes palëve. Smart kërkon një pagë prej 15 milionë dollarësh në vit, ndërsa Boston ofron jo më shumë se 6 milionë, dhe një kontratë me kohezgjatje vetëm 1-vjeçare. I gjendur në këtë situatë, Smart do të presë edhe ofertat nga skuadra të tjera, për të marrë një vendim final përpara fillimisht të turneve veror.