“Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë pikat tona më të forta.”; Brian Priske Pedersen, trajneri i Midtjylland

Sport

“Mendoj se është e vështirë të thuash se çfarë pritshmërish kemi. Për momentin jemi të përqëndruar tek fusha dhe tek ndeshja e sotme. Çdo skuadër përpiqet të përmirësohet sa më shumë dhe të luajë në nivelet më të larta. E njëjta gjë vlen edhe për ne. Ky është një klub që gjithnjë ka shfaqur ambicien për t’u rritur në aspektin e lojës dhe për të provuar veten në sfida të tilla. Slavia është një skuadër që ka shumë eksperiencë me kompeticionet europiane dhe për këtë arsye për ne do të jetë e vështirë. Ata kanë shumë kualitete, por ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë pikat tona më të forta.”