Neymar do të shitet sipas këtyre kushteve…

Sport

Neymar do të ketë mundësi të largohet nga Paris Saint-Germain, vetëm në këmbim të vlerës së plotë që kampionët e Francës shpenzuan për të transferuar brazilianin nga Barcelona. Ky është pretendimi më i fundit i prestigjiozes franceze “L’Equipe”, sipas të cilës klubi i kryeqytetit francez nuk është i interesuar për asnjë marrëveshje që përmban opsionin e këmbimit me futbollistë të tjerë. Përkundrazi, Paris SG është i gatshëm që të mbajë të pakënaqurin Neymar, nëse asnjë klub nuk ofron 222 milionë eurot e shpenzuara nga francezët për kartonin e tij në vitin 2017, kur e transferuan nga Barça. Ndërkohë që mësohet se ka vendosur edhe datën 31 korrik si afat të fundit për të zgjidhur situatën e “O’Ney”, kontrata e të cilit skadon në 2022-shin.


Në fakt, deri tani duket se asnjë klub nuk tregohet i gatshëm të paguajë 222 milionë euro për shkak të respektimit të “Fair Play Fiannciar”. Megjithëse vetë dëshira e brazilianit duket se është kthimi në “Camp Nou”. Mirëpo edhe Real Madrid është futur si kandidat për brazilianin, por vetëm me opsionin e ofrimit në këmbim të Gareth Bale, plus para’. Kurse mediet sportive raportojnë se braziliani po ndiqet edhe nga skuadrat tjera. Flitet se edhe Juventus është futur seriozisht në garë për futbollistin më të shtrenjtë në botë. Italianët supozohet të jenë të gatshëm të ofrojnë Paulo Dybalan, Blaise Matuidin dhe para’ për 27 vjeçarin.