Paolo Maldini: Interi tashmë e ka fituar titullin kampion. Tentuam Messin tek Milani

Sport

Interi dorëzon përpara kohe rivalët për titullin kampion në Itali. Në një dalje të fundit mediatike, ish-drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka folur për një sërë temash të ndrshme dhe natyrshëm ka dhënë një opinion mbi situatën aktuale të Serie A dhe garës për titullin. Për legjendën kuqezi nuk ka shumë diskutime në këtë çështje, sepse Maldini mendon se Interi është favorite absolut për të triumfuar. Madje, ish-mbrojtësi ka shtuar se skuadra zikaltër mund të konsiderohet që tani kampione e Italisë, sepse e shikon praktikisht të pamundur që Milani, apo Juventusi të bëjnë ndonjë surprizë.

Më tej, italiani ka zbuluar edhe një prapaskenë të merkatos. Gjatë kohës kur ishte në krye të detyrës, Milani ka provuar të transferojë Lionel Messin në San Siro, me lojtarin argjentinas që gjithashtu u komentua se mund të bëhej pjesë e rivalëve të Interit.

Për momentin, Maldini vijon të jetë i papunë dhe teksa ka folur për të ardhmen, 55 vjeçari ka theksuar se asnjëherë nuk do të bëhet trajner futbolli. Madje këtë gjë e ka ditur edhe kur ishte ende aktiv në fushën e lojës.

Gjëja që i mungon më tepër Maldinit nga e kaluara si lojtar, është atmosfera përpara ndeshjeve në dhomat e zhveshjes, një përzierje ndjesish, mes frikës dhe emocioneve, apo adrenalia të buronte nga spektali i stadiumit.

Maldini ka komentuar gjithashtu edhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Milanit, Rafael Leao. Për ish-drejtorin, anësori i kuqezinjve është një personazh me një talent të madh dhe këtu nuk ka rëndësi nëse ai është një futbollist, sepse Leao do të shkëlqente në çdo profesion tjetër të mundshëm.