Paris Sg, fitore e vështire në Sent Etjen

Sport

index
Tre pike për kampionet ne fuqi te Paris Sg ne takimin me te rëndësishëm te javës se 22 te Kampionatit Francez te Futbollit. Ne stadiumin “Geofrey Guichard” skuadra nga kryeqyteti francez mundi vendasit e St Etjen me rezultatin minimal 1-0, një fitore qe e mban ne luftën per titull 4 pike larg kryesuesve te Lion. Nje ndeshje qe ne fakt skuadra e Lorent Blank vuajti shume sidomos gjate pjese se pare përballe nje skuadre qe këtë sezon me merite mban vendin e katërt ne renditjen e përgjithshme. Ne minutën e 60 erdhi dhe episodi qe vulosi fatin e takimit. Arbitri kryesor i ndeshje akordoi një penallti per nje top te prekur ne zone me dore nga element, ndërsa nga pika e bardhe Ibrahimovic kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Kavani kishte mundësinë e dyfishimit te rezultati, por topi i gjuajtur nga ai preku traversën e portës kundërshtare. Ne minutat e fundit St Etjen rriti presionin ne kërkim te barazimit te shifrave por pa arritur te mposhte portierin Sirigu. Përfundimisht 1-0 për parisienët ne fitoren e dyte rresht ne kampionat, qe tashme barazohen me pike me Marsejën ne kuotën e 44 pikëve, 4 me pak se liderët e Lion qe këtë jave munden Metz 2-0. Këtë takim te apasionuarit e futbollit francez patën mundësi ta ndiqnin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring.