PSG në kërkim të një trajner, del në skenë emri i Massimiliano Allegrit

Sport

Ndonjëherë, mjaftojnë detaje të vogla, për të shkaktuar trazira të mëdha. E tillë mund të konsiderohet edhe ajo që ka ndodhur së fundmi me Massimiliano Allegrin. Trajneri I Juventusit është fotografuar së bashku me Drejtorin Sportiv të PSG, Luis Campos në një hotel në Monte Carlo. Camps e ka marrë nëj detyrë të tillë vetëm përgjatë kohëve të fundit, duke zënë vendin e lënë bosh nga braziliani Leonardo.

Të dy personazhet në fjalë janë miq me njëri-tjetrin dhe I tillë mund të ketë qenë ky takim. Megjithatë, fakti që ata janë parë së bashku, nuk e përjashton mundësinë edhe për diçka më të madhe se kaq.

PSG pritet që së shpejti të ndajë rrugët me trajnerit Mauricio Pochettino dhe Allegri mund të jetë një prej kandidatëve potenciale për të marrë drejtimin e kampionëve të Francës. Këtë pikëpamje i kanë dhënë mediat ndërkombëtare fotografisë së Allegrit me Luis Campos.

Nëse do ketë ose jo një surprizë të tillë, kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi, pasi i rikthyer tek Juventusi rreth një vit më parë, Allegri është i lidhur me klubin torinez deri në vitin 2025. Në sezonin e tij të parë, nuk arriti të bënte dot më tepër sesa vendi i 4 në kampionat, por 54 vjeçari nuk njhet si një personazh që heq dorë lehtë nga një projekt i caktuar.