Real Madrid fiton Kupën e Spanjës, arritje e madhe për trajnerin Carlo Ançelotti

Sport

Real Madrid shpallet kampion I Kupës së Mbretit në Spanjë. Los Blancos, mposhtën në finale, skuadrën e Osasunas, me rezultatin 2-1. Në Estadio de La Cartuja të Sevillas, heroi i ekipit të Carlo Ançelottit ia doli të ishte Rodrygo Goes, I cili realizoi të dy golat e finales për Realin, me një prej asistimeve të marrë nga këmbët e bashkëkombasit të tij, Vinicius Junior. Ky ishte pasimi I 19-të për gol I Vinicius këtë sezon, duke barazuar Lionel Messin, ndërsa më mirë në këtë aspekt në 5 ligat kryesore të kontinentit, ka bërë vetëm Kevin De Bruyne I Manchester Cityt, me 25.

Për t’u rikthyer tek sfida, vetëm 22 vjeç e 117 ditë, Rodrygo është bërë lojtari më I ri në shekullin e 21 që shënon një dopietë në një finale kupe në Spanjë. Jo vetëm kaq, braziliani në fjalë është bërë lojtari I parë I Realit që shënon 2 gola në finale të Kupës që nga viti I largët 1980-të, atëherë kur një gjë të tillë e bënte Juan Gomez.

Në anën tjetër, Lucas Torro barazoi përkohësisht sfidën për Osasunën, por në fund, goli do të mbahet mend vetëm për statistikë.

Kjo ishte Kupa e 20-të e Mbretit në historinë e Real Madrid dhe e para që prej vitit 2014-të, atëherë kur në krye të skuadrës ishte pikërisht Carlo Ançelotti. Në këtë mënyrë, italiani është është bërë trajneri I parë I Realit që e fiton dy herë këtë titull, pas Luis Moloëny, në 1974-tën dhe 1982-shin.

Më tej, ky ishte titulli I 10-të I Ançelottit I fituar si trajner I Real Madrid dhe I 6-ti në rikthimin e tij në krye të stolit. Më mirë sesa 64 vjeçari në historinë e klubit 14 herë kampion të Europës, ka bërë vetëm Zinedine Zidane me 11 tituj dhe Miguel Munoz me 14 tituj.

Festa e Realit me Kupën e fituar, është mbyllur në Estadio de La Cartuja të Sevillas. Los Blancos nuk planifikuan festë tjetër më tifozët në rrugët e Madridit, sepse nuk donin që shpërqendronin vëmendjen nga gjysmëfinalja në Champions League ndaj Manchester Cityt, të martën mbrëma, me aktin e parë që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.