Rihapet titulli, Bayerni barazon Dortmundin me pikë!

Sport

bmbmbm
Bayerni i Munich-ut shtoi më tej shpresat për titullin kampion në Bundesligë, kjo pasi java e 24-ët e kampionatit gjerman qëlloi të ishte sërish zhgënjyese për Dortmundin e Lucien Favres. Verdhezinjtë humbën transfertën me Augbsurgun 2-1. Në sfidën që u luajt të premten, Dortmundi pësoi gol në vetëm 24 minuta lojë. Ji Dong-Won do të ishte lojtari i ndeshjes për vendasit, pasi ai i realizoi të dy golat. Për Dortmundin ngushëllimi i vetëm ishte goli i 13-të sezonal i Paco Alcacer dhe asgjë më shumë. Pas 5 rezultatesh me barazime dhe humbje ku rëndojnë ato me Werderin në Kupë dhe Tottenhamin në Champions, Dortmundi kap kulmin me Augbsurgun, pasi mbetet në kuotën e 54 pikëve dhe arrihet nga Bayerni.

d574a8205a531a3590a6a852ca0b5332

Pikërisht bavarezët e Niko Kovac fituan 5-1 ndaj Borussia Monchengladbach. transferta pritej të ishte e vështirë, por në 10 minuta bavarezët shënuan dy herë me Martinez dhe Muller. Goli i Stindl ishte thjesht sa për formalitet, pasi në pjesën e dytë Bayerni nxorri edhe 3 gola të tjerë që u shënuan nga Lewandowsky dhe Gnabry. Bayerni nxjerr nga loja Gladbach-un që e zbret në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa vetë shkon në kuotën e 54 pikëve duke vënë hapur nën presion Dortmundin. Interesante është se verdhezinjtë e kanë kryesuar kampionatin për 20 javë, kundrejt vetëm 4 javëve të Bayernit dhe do të ishte mëkat për ta që ta humbisnin titullin vetëm në fund.