Rocio, ajo që turbullon skuadrën e Argjentinës

Sport

Rocio Robles
Rrëfime mjaft pikante rrezikojnë të destabilizojnë skuadrën e Argjentinës, përpara premierës në Rusi 2018. Modelja dhe drejtuesja televizive, Rocio Robles, e konsideruar si një nga femrat më sexy në Amerikën e Juut, është përpjekur të turbullojë disi skuadrën e teknikut Sampaoli. Ajo ka treguar se disa lojtarë të Kombëtares “albiceleste” kanë tentuar ta joshin.
Megjithëse pa zbuluar emra, modelja që më parë ka pozuar edhe për revistën “Playboy”, në një intervistë të dhënë ka thënë saktësisht se nga 23 lojtarët e grumbulluar nga Sampaoli, plot 8 kanë provuar në të gjitha mënyrat për ta çuar në shtrat. “Nuk dua të përmend emra, por mund të them se disa janë sulmues, mbrojtës qendrorë e anësorë, por asnjë portier”, është mjaftuar të deklarojë bukuroshja. Gjithsesi, ajo siguron se ka refuzuar çdo lloj propozimi, duke pranuar se është ‘single’, por preferon një histori me një djalë normal, jo të famshëm. Arsyeja? Se nuk u zë besë futbollistëve. “Duken shumë të sjellshëm, por pastaj zbulon se ‘gjuajnë’ njëkohësisht edhe koleget dhe mikeshat e tua. Bëjnë kështu me të gjithë, sepse të konsiderojnë mall, jo njerëz”, ka përfunduar Rocio. Kjo nuk është tronditja e vetme jashtë fushe që vjen për Argjentinë, pasi vetëm pak ditë më parë u përfol edhe për një skandal seksual të trajnerit Sampaoli, i cili flitej se kishte ngacmuar një kuzhiniere.