Sadiku sërish ‘thatë’, Kukeli kthehet titullar me Sionin!

Sport

Javë jo fort pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare në Superligën Zvicerane. I vetmi që fitoi ishte Baseli i Taulant Xhakës, që mposhti 3-0 St.Galen në transfertë. Mesfushori kuqezi luajti në formacionin titullar, ashtu si edhe kosovari Edon Zhegrova. Por të dy u zëvendësuan në mesin e pjesës së dytë. Sidoqotë, 3 pikët e marrë bënë që Basel të blindonte vendin e dytë në renditjen e kampionatit zviceran.Titullar, por përsëri pa shënuar ka mbetur Armando Sadiku edhe këtë javë. Sulmuesi kuqezi nuk ka mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës në barazimin 2-2 të fiksuar nga Lugano e tij në fushën e kampionëve të Young Boys.

102603

Golat e miqëve u shënuan prej Carlinhos, ndërsa elbasanasi u zëvendësua pas 65 minutave lojë. Ky barazim e ndihmoi Luganon për të mbetur në zonën e Kupave të Evropës, megjithëse ka rrëshqitur në vendin e 5-të për t’i lënë vendin e katërt Luzernit, që fitoi 3-1 ndaj Thunit. Nga zona e Kupave është larguar Sioni i shqiptarëve, që ka pësuar humbjen e dytë radhazi, 1-0 përballë Zyrihut. Veç Lenjanit që vijon të luajë si titullar, për t’u veçuar ishte aktivizimi nga fillimi pas një kohe të gjatë për mesfushorin Burim Kukeli. Dhe u rikthye pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, të cilën e la gjatë vitit të kaluar. Lojtari që ka qenë pjesë e Shqipërisë, vinte nga një dëmtim i rëndë, ndërkohë që ka qendruar në fushë për 74 minuta. Por ashtu si Lenjani, nuk ka mundur dot të bëjë asgjë për të shmangur kapitullimin e Sionit, që tashmë duhet të ruhet nga rrëshqitja në zonën e rrezikut në renditje.