Shqipëria? Ajeti ndihet shumë mirë me zgjedhjen zvicerane

Sport

ajeti 1

U shuan përfundimisht shpresat që kishin Shqipëria apo edhe Kosova. Tashmë Albian Ajeti e ka bërë zgjedhjen e tij për të qenë një një futbollist i Zvicrës. Sulmuesi i Bazelit është bashkuar për herë të parë përfaqësueses së këtij vendi duke mbyllur përfundimisht kapitullin dhe zërat që e shihnin atë duke veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë, apo edhe atë të Kosovës. Ndryshe nga vëllai i tij i madh, i cili përfaqëson Shqipërinë, Albiani ka parë me prioritet Zvicrën. E në këtë situatë ndihet i lumtur me zgjedhjen që ka bërë. “Sapo mora ftesën, telefonova prindërit e mi dhe u thashë. Sigurisht, menjëherë e ndava lajmin edhe me vëllezërit e mi e më pas me kolegët e skuadrës në Bazel. Gjatë kësaj kohe kishte shumë spekulime, por më lumturon fakti që tani jam këtu”, ishin fjalët e sumuesit nga grumbullimi i Kombëtares zvicerane.

ajeti

Kështu, Ajeti i ka idetë fare të qarta. E madje tregon edhe se cilin kërkon të ndjekë si shembull në radhët e Zvicrës. “Kam miqësi të ngushtë me Shaqirin, e prandaj do të qëndroj në një dhomë me të. E pse jo të ndjek edhe gjurmët e tij te kjo përfaqësuese”, u mjaftua të shprehet sulmuesi, i cili përgatitet për debutimin e mundshëm në ndeshjen e së shtunës për Ligën e Kombëve ndaj Islandës. Grumbullimi i tij me Zvicrën erdhi në një periudhë ku është hapur një debat i madh nëse lojtarët me origjinë shqiptare duhet të jenë apo jo pjesë e përfaqësueses helvete, teksa ka pasur edhe personazhe të njohur të futbollit zviceran që kanë dalë kundër kësaj.