Sipas Lingard, ky person i frymëzon të bëjnë historinë!

Sport

lingard
Gjithçka ka ndryshuar për Manchester United që prej rikthimit në klub të Ole Gunnar Solskjaer, që tani udhëheq nga stoli skuadrën e tij të zemrës. Norvegjezi ka regjistruar rezultate të shkëlqyera deri më tani dhe lojtarët e United po paraqiten krejt ndryshe në fushën e lojës, në krahasim me kohën kur ekipi drejtohej nga Jose Mourinho. Jesse Lingard është një nga të rilindurit e kësaj skuadre, dhe në intervistën e fundit të tij, mesfushori 26-vjeçar e pranon se Solskjaer i ka frymëzuar të gjithë lojtarët të luajnë në këto nivele. Sipas Lingard, trajneri i tyre është një ikonë e përjetshme në ‘Old Trafford’ dhe pikërisht historia e tij me fanellën e ‘djajve të kuq’, bën që lojtarët të kërkojnë të arrijnë diçka të madhe.

0 GettyImages 1093381912
“Ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Na frymëzon çdo ditë për të bërë më mirë. Të gjithë e njohim historinë e tij këtu dhe në skuadër duam të përjetojmë të njëjtat emocione. Trajneri ynë është më shumë se një frymëzim për ne.”  Më tej Lingard zbulon se grupi i lojtarëve tashmë është më i bashkuar dhe të gjithë kërkojnë të japin kontributin e tyre. Mesfushori shton se rezultatet e mira nuk kanë ardhur thjesht prej largimit të Jose Mourinhos, por edhe prej punës së bërë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Para ardhjes së norvergjezit, arritja e zonës ‘Champions League’ në renditje dukej një mision i vështirë, por tani ‘djajtë e kuq’ e shohin veten vetëm 2 pikë larg Chelseat të vendit të katërt.