Songul Oden mer vëmendjen e të gjithëve në dasmën e Hazal Kaya!

Showbiz

Songul Oden
Dasma e shumëpërfolur, e mbushur me aktorët më të suksesshëm, pati disa momente kulminante. Ose të paktën secili mund t’i quajë të tilla, në varësi të personazheve të preferuara që ka. Një prej pjesmarrëseve në këtë dasëm ishte edhe Songul Oden. Megjithatë, momenti i saj i “shkëlqimit” nuk ishte gjatë ceremonisë, por pas saj.

songul oden 182146QF

Ajo është fotografuar nga paparacët, teksa ndërronte këpucët pas mbrëmjes së gjatë në hollin e hotelit.Duke iu dhuruar një buzëqeshje, Songul ka thënë: “Kam kërcyer gjatë gjithë natës, jam super e lodhur. Tani është momenti që të shkoj në shtëpi dhe të bëj një rrugë të rehatshme. Kështu që, mirupafshim këpucë, mirupafshim fotografë.”

songul oden 182146BM

Një tjetër detaj që u komentua tejmase, ishte edhe fustani i saj, me kurrizin komplet të hapur i cili nuk mund të kalonte pa rënë në sy.

songul oden 182126HY