Superkupa Real Madrid-Manchester United, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

reamachehdfh

Zinedine Zidane, trajneri i Realit të Madridit: Jemi këtu për të fituar dhe asgjë tjetër. Do luajmë ashtu sikurse bëjmë gjithmonë. S’do ndryshojmë gjë. Kjo është ndeshja e parë zyrtare e sezonit dhe të gjithë presin me padurim ta nisim në mënyrën më të mirë të mundshme. Sa për Ronaldon, si gjithmonë, ai tërheq shumë zhurmë pas vetes, por mbetet i qetë. Kam vënë re se edhe pas dy muajsh, ai është në të njëjtën formë sikurse ishte përpara finales në Champions League dhe kjo është ajo që më intereson më së shumti. Fakti që ai është këtu me ne është sepse ai do të luaj dhe kjo është tepër e rëndësishme për ne.
Marcelo, lojtar i Realit të Madridit: Gjatë fazës përgatitore luajtëm një miqësore me ta, por kjo e sotmja s’është aspak e tillë. Përtej atyre rezultateve ndihemi mirë. Kemi punuar fort për t’u përgatitur fizikisht dhe do të japim gjithcka për të fituar, pasi motivimi mbetet maksimal si përherë. Me Mou’-n kam luajtur, ai është një trajner i madh, Zizou gjithashtu, por ju e dini opinionin tim, diferenca në këtë mes janë titujt që ne kemi fituar si me njërin ashtu me tjetrin.
Jose Mourinho, trajner i Manchester United: Sigurisht që do përpiqemi të fitojmë, por diferenca mes fituesit të Champions League-ës dhe Europa League-ës është e dukshme. Vazhdoj ta them, Europa League është e vështirë të fitohet… shumë ndeshje, shumë udhëtime, por pak motivim, për lotjarët s’është Eldorado. Cilësia maksimale është në Champions League. Kur ti del në gjysmë-finale, je mes katër ose gjashtë skuadrave më të mira në Evropë, prandaj them që ka diferenca në cilësi, por gjithçka është e mundur. Ne besojmë!
Juan Mata, lojtar i Manchester United: Kur flasim për Realin, flasim për kampjonët aktual të Champions League-ës, që është trofeu më prestigjioz që mund të fitosh. Prandaj ata janë skuadra që të gjithë duam të mundim. E dimë se sa të fortë janë s’është se po i njohim tani, por unë them se gjithashtu edhe United ka histori madhështore, trofe dhe ego për sukses. Fituam tre tituj sezonin e kaluar por duam atë që arriti Reali, finalen dhe fitoren e Champions League-ës dhe këtë synim duam ta nisim që me Superkupën.