Torino i prish kontratën Ajetit, mbrojtësi do të lëvizë si i lirë

Sport

arlindi
Në momentet e fundit dështoi të premten transferimi i Arlind Ajetit te Peruxhia, përderisa klubi nga Umbria preferoi një lojtar me pagë më të ulët. Ndërsa tani, kur kanë kaluar vetëm disa ditë nga mbyllja e merkatos në Itali, mbrojtësi kuqezi është lënë i lirë nga klubi i Torinos, që ka prishur kontratën me lojtarin. Lajmi është përcjellë nga “toroneës.net”, duke konfirmuar se tashmë lojtari kuqezi do të lëvizë si i lirë. Ajeti kishte kontratë me torinezët deri në vitin 2019, mirëpo prej kohësh ishte nxjerrë jashtë planeve të kësaj skuadre. Kështu që si përfundim është arritur ndarja e palëve me mirëkuptim.

ajeti torino
Ajeti u aktivizua vetëm 4 ndeshje me Torinon në sezonin 2016-2017, teksa arriti të shënojë edhe 1 gol. Gjatë kampionatit të kaluar, ai ishte i huzuar te skuadra e Krotones, që nuk ia doli të mbizotëronte në Serinë A. Në një situatë të tillë, Ajetit i duhet të gjejë një skuadër të re, në të cilën do të duhet të vazhdojë karrierën. Nuk përjashtohet që të jetë një ekip brenda Italisë, ndoshta Krotone apo Frozinone – përderisa transferimi për lojtarët për kontratë është ende i mundshëm, pavarësisht se merkato është mbyllur. Ndërsa ka gjasa që të rikthehet në Zvicër, aty ku ka lënë kujtime të mira që nga koha e Bazelit. Por një opsion është edhe Legia e Varashës në Poloni.