Trajneri i Barcelonës: “Do të shfrytëzojmë çdo rast që do të krijojmë”!

Sport

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës:

“Objektivat tanë janë të njëjtët: të luajmë futboll të bukur, të krijojmë sa më shumë raste shënimi dhe të bëjmë gjënë më të rëndësishme në ‘Champions League’, të fitojmë ndeshjet në shtëpi. Ndihemi mirë në këto momente. Kemi marrë gjashtë pikë dhe jemi në rrugën e duhur. Ajo çfarë më pëlqen tek kundërshtarët tanë është mënyra se si punojnë dhe sa të përkushtuar janë. Luajnë me intensitet të lartë dhe janë gjithmonë të hapur për t’u përmirësuar. Gjithësesi, ne do ta kemi vetë në dorë rezultatin e ndeshjes. Edhe pse vijmë si favoritë, duhet ta tregojmë në fushë pse jemi në krye të grupit dhe të shfaqim lojën tonë më të mirë. Një fitore sot do të ishte një rezultat i rëndësishëm, por nuk mendoj se ka për të qenë e lehtë.”

Pedri, sulmues i Barcelonës:

“E kemi nisur shumë mirë rrugëtimin tonë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Na duhet të përmirësohemi më shumë përpara portës, pasi duhet t’i shfrytëzojm më mirë rastet që krijojmë. Nëse fitojmë 3 pikë sot, atëherë do të jemi shumë më pranë kualifikimit. Jam i lumtur që mund të luaj në të tilla nivele, por dua të vazhdoj të punoj sa më shumë dhe të vazhdoj të rritem. Kam fatin të mësoj nga më të mirët në botë dhe dua të shfrytëzoj këtë shans. Të shënosh në ‘Champions League’ është një ndjesi krejtësisht ndryshe. Jam krenar me atë që kam bërë, por kam ende shumë rrugë përpara meje.”