Trajneri i Wolfsburgut flet pas eliminimit

Sport

vsvss.jpg

Hecking, ka thënë se Real Madridi meritoi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Hecking me skuadrën e tij fituan ndeshjen e parë në çerekfinale 2 me 0, por rezultati u përmbys në takimin e dytë, të cilin “Mbretërit” e fituan me rezultat 3 me 0, me tre golat e Cristiano Ronaldos.

“Fatkeqësisht nuk e kuptuam se çfarë duhej të bënim – 1 me 0 ishte gol i lehtë. Por i dyti i pandalshëm, po ashtu i treti. Reali meritoi të kualifikohej tutje”, ka thënë shkurt Hecking pas takimit.

Ky ishte suksesi më i madh i klubit gjerman në “Champions” deri tani.