UCL, Ramos flet me elozhe për punën e Zidane në dhomat e zhveshjes

Sport

sergio zidane
Reali Madrid është skuadra më e suksesshme në Evropë gjatë viteve të fundit, por edhe “los blancos” janë përballur me probleme që fillonin që nga dhomat e zhveshjes. Është vetë kapiteni i madrilenëve, Sergio Ramos, që gjatë një konference për shtyp ka pranuar faktin se para ardhjes së Zidane, skuadra në dhomat e zhveshjes ishte e ndarë. Kritikat e shumta në atë periudhë dhe marrja e përgjegjësive ishin faktorët kryesorë që krijuan një situatë të trazuar midis shokëve të skuadrës. Ramos shton se ardhja e Zidane ishte ndryshimi i duhur për klubin.

sergio ramos

 

Trajneri francez sipas tij jo vetëm që i dha stabilitet skuadrës, por u provoi lojtarëve të tij se që të fitojnë nga ana individuale, fillimisht duhet të mësojnë të fitojnë si grup. Sa i përket finales së Champions League përballë Liverpool, kapiteni 32-vjeçar i Real Madrid shprehet se të kuqtë kanë treguar vlera gjatë këtij edicioni, por grupi që Real Madrid ka në skuadër, e ka merituar të shkruajë emrin në historinë e këtij sporti. Sipas tij, 4 finale në 5 vite provojnë shumë, pasi tashmë ata nuk janë thjesht dominues, por një skuadër legjendare, një dinasti e futbollit evropian.