Zbulohet arsyeja e largimit të Antonio Contes nga Tottenham

Sport

Zbulohet arsyeja e largimit të Antonio Contes nga Tottenham. Pas barazimit 3-3 ndaj Southamptin në transfertë, tekniku italian nuk i kurseu publikisht kritikat ndaj lojtarëve të tij, duke i fajësuar ata për situatën e ndërlikuar që po kalon skuadra. Njëkohësisht, Conte i parapriu edhe një shkarkimi, duke thënë se më e mira do të ishte që palët të ndanin rrugët sa më shpejt të ishte e mundur, sepse një gjë e tillë do të ishte në favorin e secilës palë.

E  në fakt ashtu ndodhi. Nuk kaluan shumë ditë dhe Conte, së bashku me Tottenham, gjetën gjugën e përbashkët të ndërprerë kontratën, disa muaj përpara fundit.

Në kushte të tilla, mediat angleze kanë hedhur dritë mbi një ngjarje të tillë dhe kanë zbuluar se Antonio Conte nuk u largua nga Tottenham për shkak të rezultateve negative. Faktori kryesor ishte përçarja me futbollistët, të cilët nuk po ndiqnin më direktivat e teknikut të tyre. 53 vjeçari kishte humbur besimin e lojtarëve të tij, sepse ata i konsideronin të padobishme disa detaje, apo taktika të ndryshme në programin stërvitor.

Lojtarët lodheshin shumë në stërvitje, ndërsa përpara çdo ndeshje, Conte i detyronte ata që të kryenin nga 2 km vrap. Të tilla episode, ishin bërë të bezdisshme për futbollistët, të cilët ndonëse nuk e shprehnin hapur këtë gjë, privatësisht ishin dukshëm të pakënaqur.

Ndërkohë, pas largimit nga Spurs, Conte ka thënë dy fjalë për ish-klubin e tij, teksa më tepër mirënjohje sesa për çdokënd tjetër, ka shprehur për tifozët, të cilët i falenderon për përkrahjen dhe vlerësimin e lartë.

Sa i përket të ardhmes së teknikut në fjalë, ajo mund të jetë në Itali. Klube si Roma, Juventus, Inter, apo edhe Milani, kanë shprehur një interes për 53 vjeçarin.