Barcelona ëndërron për Erling Haaland, si pasues të Robert Lewandowski

Uncategorized

Barcelona ëndërron për Erling Haaland. Klubi katalanas tashmë ka nisur të mendojë për pasuesin e Robert Lewandowskit. Polaku ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2026-tës, ndërsa nuk parashikohet të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Spanjës përtej këtij afati kohor, sepse fakti që aktualisht është 35 vjeç, mjafton për të kuptuar se futbollisti veteran nuk premton dot edhe shumë nga e ardhmja.

Tani për tani, Lewa as që e mendon të largohet nga Barcelona dhe këtë gjë e vërtetoi, duke refuzuar një ofertë 100 milionë euroshe nga Arabia Saudite. Megjithatë, Barcelona e di se fundi I kontratës s ëish-lojtarit të Bayernit do të vijë shpejt, kështu që kërkon të përgatitet paraprakisht.

Sikurse informojnë mediat pranë klubit katalanas, krerët e Barcelonës kanë një marrëdhënie mjaft positive me agjenten e futbollistit, Rafaela Pimenta, kështu që mund të përfitojnë nga ky rast, e të përpiqen të sigurojnë shërbimet e Haaland. Më tej, me Kylian Mbappe që duket se ka marrër rrugën drejt Madridit, mund të thuhet njëkohësisht se Los Blancos nuk do të jenë më të interesuar për lojtarin e Cityt.

Ndërkohë, vetë Haaland është shprehur se do t’I pëlqente shumë një aventurë jashtë Anglisë, e për këtë arsye Barcelona mund të konsiderohet një mundësi mjaft e mirë për të. Sidoqoftë, deri atëherë gjithçka mbetet për t’u parë, pasi për momentin Barcelona ka një problem serioz me aspektin eknonomik.