Djuric thotë se Qipro nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës

Botë/Rajon

Cyprus-1160x400.jpg

 

Ambasadori i Qipros në Beograd Constantinos Eliades ka thënë se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës.
Kështu së paku ka thënë Drejtori për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë Marko Djuric, i cili e ka takuar ambasadorin qipriot ndërkohë që pas takimit me të ka thënë se Qiproa nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Djuric me këtë rast ka falënderuar këtë shtet për qëndrimin konsistent ndaj mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.Ai po ashtu ka thënë se ka falënderur diplomatin grek për votën kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.Sipas njoftimit të zyrës së Djuric, Eliades ka thënë se Qiproja nuk e ka në plan ta ndryshojë pozicionon e saj për të mos e njohur Kosovën dhe se do ta mbështes rrugën europiane të Serbisë.