Ja çfarë do të ndodhë në botë gjatë vitit 2015

Kuriozitete

viti2015Në vazhdim, ju sjellim datat kryesore të ngjarjeve të parashikuara që do të shënojnë vitin 2015, e po ashtu të përvjetorëve të caktuar, të cilat i ka publikuar Tirana Observer.

Në shumë shtete do të mbahen zgjedhjet dhe samite të rëndësishme.

01-01-2015: Lind Euroazia – vendet baltike protagoniste
Një bashkim ekonomik mes Rusisë, Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Armenisë. Por, Ukraina po u reziston kërcënimeve të Putinit. Ndërsa, Lituania hyn në Eurozonë. Fqinja e saj do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

24-01-2015: Winston Churchill
Është 50-vjetori i vdekjes së tij. Një ndër frazat e famshme të tij: “Nëse po kalon ferrin, bëje me kokën lart”.

14-02-2015: Nigeri, zgjedhjet parlamentare
Vendi që është nën makthin e Boko Haramit shkon në votime me frikën e sulmeve të ekstremistëve islamikë.

19-02-2015: Kinë, nis viti i dhisë
Karakteristikat: Qetësi, sjellje të mira, krijim, por edhe tendenca malinkolike

22-02-2015: Los Anxheles, nata e Oskarëve
Është ceremonia më e rëndësishme e kinemasë. Nominimet do të bëhen më 15 janar.

17-03-2015: Izrael, zgjedhje parlamentar
Kryeministri konservator Netanyahu ka hapur para kohe krizën politike dhe synon mandatin e tretë.

10-04-2015: Panama, samiti i Amerikave
Për herë të parë Shtetet e Bashkuara dhe Kuba do të takohen në nivel ndërkombëtar pas thyerjes së akujve gjatë 2014-ës.

07-05-2015: Britani e Madhe, zgjedhjet parlamentare
Kryeministri konservator David Cameron, kërkon rikonfirmimin pas pesë vitesh. Nuk dihet nëse do të vazhdojë rritja e euroskeptikëve.

04-06-2015: Gjermani, Samit i G8 apo i G7?
Në Muhin do të mblidhen të mëdhenjtë e Tokës. Duket e vështirë që të ftohet edhe Putini.

13-06-2015: Turqi, zgjedhjet parlamentare
Erdogan kërkon fitoren për partinë e tij islamike të moderuar për të riformuar në sensin presidencial Kushtetutën.

14-07-2015: Drejt Plutonit: Arrin sonda e NASA-s
New Horizons, e lëshuar në 2006, pas një udhëtimi prej tre miliardë kilometrash do të arrijë në trupin e yllit misterioz.

22-08-2015: Pekin, Botërori i Atletikës
Pas shtatë vitesh nga Olimpiada do të rihapet stadiumi i famshëm dhe i kritikuar Herzog & de Meuron.

29-08-2015: New Orleans, uragani Katrina
Amerika do të kujtojë tragjedinë e 10 viteve më parë, kur uragani la 1833 të vdekur dhe miliarda dollarë dëme.

11-09-2015: Rekordi i Elisabetës
Nëse do të jetë ende mbi fron, do të ketë kaluar Mbretëreshën Viktoria që mbretëroi për 63 vite e 216 ditë.

19-10-2015: Kanada, zgjedhjet e përgjithshme
Kryeministri konservator Stephen Harper do të kërkojë të përsëris suksesin e 2011-ës dhe të zgjerojë mazhorancën e tij.

25-10-2015: Argjentinë, zgjedhjet presidenciale
Cristina Kirchner mund të garojë për një mandat të tretë dhe ende nuk ka një pasardhës të fortë që t’i besojë timonin.

15-11-2015: Turqi, Samiti i G20
Në Antali, Erdogan do të jetë i zoti i shtëpisë. Do të rilansojë idenë e Turqisë si një urë mes Perëndimit dhe Lindjes.

30-11-2015: Paris, konferenca e klimës
Mbi 190 shtete do të bashkohen në Francë për të gjetur një akord që të zëvendësojë Protokollin e Kiotos së 1997 dhe të ulin sa më shumë dioksidin e karbonit.

06-12-2015: Spanjë, zgjedhjet parlamentare
Kryeministri konservator Mariano Rajoy, kundër socialistëve të Sanchezit dhe ekuacionit Podemos.

10-12-2015: Nobeli për Paqe
Do të mbahet ceremonia e çmimit më prestigjioz në botë. Pas Malalës kujt do t’i takojë në 2015?

31-12-2015: Objektivat e mijëvjeçarit
Në vitin 2000 Kombet e Bashkuara kishin parashikuar 15 vite për të përgjysmuar varfërinë dhe për t’iu dhënë arsim fëmijëve.