Atmosfera e festave të fundvitit vjen më parë në Tring

Programe

tirngnuefesta

Është kthyer tashmë në një traditë në Tring dhe shikuesit tanë e dinë: Në dhjetor, festat marrin një kanal! Kështu, nga 4 dhjetori Tring Comedy shndërrohet në Tring Festa dhe deri më datë 6 janar, ju do të mund të shijoni një programacion të pasur kushtuar periudhës më të bukur të vitit. Çdo ditë, do të mund të shihni filma të zgjedhur sipas atmosferës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Edhe këtë vit, në ekranin e Tring do të mund të ndiqni filmat më të fundit dhe aktorët më të kërkuar. Ndër titujt e rinj pëmendim “Festë e harbuar”, një nga komeditë më të ndjekura të vitit 2016, “Baballarë në luftë” me protagonistë Will Ferrell dhe Mark Wahlberg. Gjithashtu, nuk mund të lëmë pa përmendur “Gëzuar me Billin!”, një komedi-musical me Bill Murray, Miley Cyrus dhe George Clooney. Nuk duhet të lini pa ndjekur edhe “Të çmendur për festa”, “Një qenush për Krishtlindje”, “Më duhet një burrë për Krishtlindje”, si dhe shumë e shumë filma të tjerë të cilat vijnë ekskluzivisht vetëm në Tring Festa.

Përjetoni emocionet e ditëve më të bukura të vitit përmes ekranit të Tring!
Tring Festa, i vetmi kanal i dedikuar 24 orë filmave për festa.