Njihuni me serialin më të ri që do të ndiqni çdo të hënë në Jolly HD

Programe

rivira

Çdo të hënë në Jolly HD, në orën 21:00 vjen “Riviera” me një kast të mrekullueshëm aktorësh si Julia Stiles, Lena Olin, Adrian Lester.

Luks, mes jahteve, kazinove, vilave dhe festave verore, në rivierën blu të Francës. Një amerikane koleksionuese arti, e martuar me një bankier të pasur i cili zhduket në mënyrë misterioze. Për të zbuluar të vërtetën e vrasjes së të shoqit ajo futet thellë në botën e tij, një botë e mbushur me dhunë, mashtrime, sekrete dhe vrasje! Ajo kupton se i shoqi nuk ishte bankieri i nderuar që ajo mendonte. E mbërthyer në një botë kriminale të fshehur, ajo duhet të rrezikojë gjithçka për të shpëtuar veten dhe familjen e saj!

Ndiqni dy episodet premierë çdo të hënë në Jolly HD dhe ritransmetimin çdo të enjtë në orën 18:00 dhe të premtën në orën 19:00.