Capital T flet pa ‘dorashka’: 95 % e kolegëve janë fallco!

Showbiz

capital T red
Capital T po korr sukses çdo ditë me projektet që publikon. Ai është një nga ata repera që njihet për pasionin dhe talentin në muzikë. Me një karrierë të gjatë në tregun muzikor shqiptar, Capital T tashmë nuk nguron dhe flet hapur për çdo problematikë.

capital12

Ai ka shpërndarë në profilin personal në ‘Instagram’ një Story ku shkruan: “95% e kësaj industrie muzikore është njerëz fallco, stil jetese fallco, klikime fallco, histori fallco”. Reperi ka ngritur edhe njëherë tjetër problematikën që shqetëson më shumë artistët shqiptarë sidomos vitet e fundit, kur suksesi nuk matet me tregues realë.

capital story 95